Koncert: Ansambli i Universitetit të Arteve në Tiranë me Sabine Wüsthoff Konzert: Das Ensemble der Universität der Künste in Tirana mit Sabine Wüsthoff
Berlinezja Sabine Wüsthoff është një specialiste e drejtimit të koreve dhe dirigjimit të orkestrave. Ajo drejton Korin e Vajzave të Berlinit dhe ansamble të tjera si dhe jep rregullisht kurse për drejtues koresh dhe dirigjentë mbi temat e gjuhës së trupit dhe krijimtarisë. Sabine Wüsthoff ka fituar çmime të shumta për punën e saj. Ambasada Gjermane e ka ftuar në Tiranë znj. Sabine Wüsthoff për të punuar me ansamblin e Universitetit të Arteve në Tiranë dhe për të ofruar një trajnim për dirigjentët e rinj. Gjatë një workshop-i intensiv njëjavor studentët do të përgatisin së bashku edhe një program të larmishëm, i cili do të prezantohet në koncertin përmbyllës më 1 tetor.
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Aktiviteti zhvillohet me publik të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në events@tira.diplo.de deri 48 orë përpara fillimit të aktivitetit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e aktivitetit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë aktivitetit të mbani maskën.
Die Berlinerin Sabine Wüsthoff ist Spezialistin für Chorleitung und Orchesterdirigieren. Sie leitet den Berliner Mädchenchor und andere Ensembles und gibt außerdem regelmäßig Kurse für ChorleiterInnen und DirigentInnen zu den Themen Körperarbeit und Kreativität. Für ihre Arbeit hat Sabine Wüsthoff zahlreiche Preise gewonnen. Die Deutsche Botschaft hat Sabine Wüsthoff nach Tirana eingeladen, um mit dem Ensemble der Universität der Künste in Tirana zu arbeiten und eine Fortbildung für junge DirigentInnen anzubieten. Während eines einwöchigen Workshops werden die Studentinnen und Studenten auch ein vielfältiges Programm einstudieren, das im Abschlusskonzert am 1. Oktober präsentiert wird.
Achtung: Reservierungspflicht! Die Veranstaltung findet vor begrenztem Publikum statt. Alle Gäste müssen sich bis spätestens 48 Stunden vor Beginn per Email an events@tira.diplo.de registrieren. Bitte teilen Sie uns Namen, Telefonnummer, Email-Adresse, sowie Zeit und Ort der Vorstellung mit. Ein Einlass ist nur möglich, wenn die Reservierung von den Organisatoren bestätigt wurde. Während der Veranstaltung gilt die Pflicht zum Tragen einer medizinischen Maske über Mund und Nase und das Halten von Abstand.