Performancë teatrore “Nokturnet” e Kafkës Theaterperformance zu Kafkas „Nocturne“
Regjia: Stefan Çapaliku
Me artistët: Rossella Pelliciotti (kërcimtare) / Vin Bejleri (aktor) / Andi Kongo (muzikant)
Performanca bazohet në tre blloqe të krijimtarisë letrare të Franc Kafkës: në tregimet e shkurtëra, në letrat dërguar Milenës dhe në letrat dërguar babait.
Zhytur brenda natës… Përreth flinin njerëz. Ishte një komedi e vogël, një mashtrim i patëkeq… Ata janë një numër i pakufizuar njerëzish, një ushtri e tërë, një popull nën qiellin e ftohtë… Kurse ti rri e përgjon, ti je përgjues, ti shquan njeriun që ndodhej më pranë dritës së pishtarit të hedhur në këmbët e tua… Përse përgjon ti? Duhet përgjuar, thonë! Po, dikush duhet të rrijë zgjuar!
Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tiranë.
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Aktiviteti zhvillohet me publik të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në events@goethe.al deri 48 orë përpara fillimit të aktivitetit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e aktivitetit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë aktivitetit të mbani maskën.
Regie: Stefan Çapaliku
Künstler: Rossella Pelliciotti (Tänzerin) / Vin Bejleri (Schauspieler) / Andi Kongo (Musiker)
Die Aufführung stützt sich auf drei Elemente des literarischen Werks von Franz Kafka: seine Kurzgeschichten, seine Briefe an Milena und seine Briefe an den Vater.
Versunken in die Nacht... Ringsum schlafen die Menschen. Eine kleine Schauspielerei, eine unschuldige Selbsttäuschung … eine unübersehbare Zahl Menschen, ein Heer, ein Volk, unter kaltem Himmel... Und du wachst, bist einer der Wächter, findest den nächsten durch Schwenken des brennenden Holzes aus dem Reisighaufen neben dir. Warum wachst du? Einer muss wachen, heißt es. Einer muss da sein.
Diese Veranstaltung wird vom Goethe-Zentrum Tirana organisiert.
Achtung: Reservierungspflicht! Die Veranstaltung findet vor begrenztem Publikum bei freiem Eintritt statt. Alle Gäste müssen sich spätestens bis 48 Stunden vor der Veranstaltung per Mail an events@goethe.al registrieren. Bitte teilen Sie uns Namen, Telefonnummer, Email-Adresse, sowie Zeit und Ort der Vorstellung mit. Ein Einlass ist nur möglich, wenn die Reservierung von den Organisatoren bestätigt wurde. Bitte halten Sie Abstand zueinander und tragen Sie einen Mund-Nase-Schutz.