N’Altitude - Mountain Festival in North Albania N’Altitude – Mountain Festival in Nord Albanien
A ju pëlqen aventura në male?
Atëherë bëhuni gati për N'Altitude! Ky event zhvillohet lart në zonën e Kelmendit në veri të Shqipërisë, ku jeta formëzohet nga natyra, aventura, muzika dhe tradita. N'Altitude do të zhvillohet për herë të parë në Lëpushë në vitin 2021, një nga fshatrat më magjepse të zonës, i cili ofron pamje piktoreske dhe një mundësi për një sërë aktivitetesh në natyrë.
Pjesëmarrësit mund të zgjedhin midis një sërë aktivitetesh të tilla si ecje në mal, vrapim nëpër shtigje, çiklizëm malor, joga, ture kulturore, kamping etj. Festivali jep një kontribut për turizmin e qëndrueshëm në Shqipërinë e Veriut, një zonë e njohur nga turistët vendas dhe të huaj për bukuritë e saj unike, natyrën e egër dhe traditat e lashta.
Ky event organizohet nga GIZ Albania, Bashkia Malësi e Madhe, Ministria e Turizmit & Mjedisit, Ministria e Bujqësisë & Zhvillimit Rural dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit
Festivali është i hapur për të gjithë të interesuarit nga dt. 01 - 03.10.2021. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit të festivalit dhe rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/naltitudefestival
Haben Sie Lust auf ein Abenteuer in den Bergen?
Dann sind Sie bereit für das N'Altitude Festival! Das Festival findet hoch oben in der Region Kelmend in Nordalbanien statt, wo das Leben durch Natur, Abenteuer, Musik und Tradition geprägt ist. In diesem Jahr wird dieses Festival erstmals in Lëpushë stattfinden, einem der faszinierendsten Dörfer der Region, das malerische Blicke und Gelegenheit für eine Vielzahl von Outdoor-Aktivitäten bietet.
Die Teilnehmerinnen und Teilnehmer können zwischen einer Vielzahl von Aktivitäten wie Wandern, Mountainbiking, Trail Running, Yoga, Kulturführungen, Camping etc. wählen. Das Festival leistet einen Beitrag zum nachhaltigen Tourismus in Nordalbanien, einer Region, die bei in- und ausländischen Touristen für ihre einzigartige Schönheit, wilde Natur und alte Traditionen bekannt ist.
Diese Veranstaltung wird von der deutschen Bundesregierung finanziert und von der GIZ Albanien, der Gemeinde Malesi e Madhe, dem Ministerium für Tourismus und Umwelt, dem Ministerium für Landwirtschaft und ländliche Entwicklung und die Nationale Tourismusagentur organisiert.
Das Festival ist offen für alle, die sich für das Angebot interessieren vom 01 - 03.10.2021. Alle Informationen sind über die Website und die Social-Media-Plattformen des Festivals verfügbar.
https://www.facebook.com/naltitudefestival