"Tetori Gjerman" 2021
Që nga viti 2007 në Shqipëri zhvillohen çdo vit javët e kulturës gjermano-shqiptare me emrin "Tetori Gjerman". Në 14 vitet e shkuara "Tetori Gjerman" është kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës kulturore të Shqipërisë.
Edhe në 15-vjetorin e tij, ne duam ti qëndrojmë traditës së Tetorit Gjerman. Por javët tona të kulturës gjermano-shqiptare do të zhvillohen këtë vit ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë globale Covid-19. Sepse përparësia jonë kryesore është lufta kundër përhapjes së virusit dhe kështu siguria e të ftuarve tanë.
Sërish do të përpiqemi që përmes projektesh interesante dhe idesh të reja të synojmë grupe të ndryshme në gjithë Shqipërinë dhe t’i entuziasmojmë ata për Gjermaninë, gjuhën dhe kulturën gjermane. Këtë vit Tetorin Gjerman e kemi vendosur nën moton „Forca! Wir machen weiter“. Në vitin e 15-të të „Tetorit Gjerman“ duam të provojmë, që arti dhe kultura kanë dalë prej Lockdown-i! Shpresojmë që tani të fillojmë të ngjitemi në mënyrë të qëndrueshme, dhe që me kujdes, e për këtë arsye duke e ndjerë edhe më fort, të mund të shijojmë sërish së bashku artin dhe kulturën.