Dhjetëvjeçari i vogël Miki jeton në një jetimore. Një ditë ai zbulon rastësisht një letër të mamasë së tij të ndjerë drejtuar njëfarë Tomi. Mikit i mbushet mendja: Ky i panjohur duhet të jetë babai i tij! Plot emocion dhe ngazëllim ai merr rrugën e kërkimit – të gjejë një burrë të fortë, i cili do ta mbrojë dhe do t'i japë një shtëpi. Kur ai e takon atë më në fund, surpriza është edhe më e madhe: Tomi është xhuxh! Babai i tij është më i vogël se ai vetë! Vetëm kështu nuk e kishte përfytyruar Miki babain e tij. Edhe vetë Tomi është i shokuar nga atësia e tij e papritur. Kur ata më në fund përballen me njëri-tjetrin, ndodh diçka që i përmbys gjërat totalisht…
"Sy për sy" nuk është vetëm një film argëtues për fëmijë, por përçon edhe një mesazh të rëndësishëm: tolerancë, sinqeritet dhe empati për njerëzit, të cilët janë ndryshe.
Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum Tirana në bashkëpunim me Ambasaden Gjermane.
(versioni origjinal në gjermanisht me titra në shqip)
Hyrja e lirë!
Der zehnjährige Michi lebt in einem Kinderheim. Eines Tages entdeckt er zufällig einen Brief seiner verstorbenen Mutter an einen gewissen Tom. Michi ist sich sicher: Dieser Unbekannte muss sein Vater sein! Voller Aufregung und Vorfreude macht er sich auf die Suche – nach einem starken Mann, der ihn beschützt und ihm ein Zuhause gibt. Umso größer ist die Überraschung, als er ihm endlich gegenübersteht: Tom ist kleinwüchsig! Sein Vater ist kleiner als er! So hat Michi ihn sich nicht vorgestellt. Tom ist genauso geschockt von seiner unverhofften Vaterschaft. Als sich die beiden schließlich doch auf Augenhöhe begegnen, bringt ein unerwartetes Ereignis noch einmal alles durcheinander…
„Auf Augenhöhe“ ist nicht nur ein unterhaltsamer Film für jüngere Zuschauer, sondern vermittelt auch noch eine wichtige Botschaft: Toleranz, Offenheit und Empathie für Menschen, die anders sind!
Diese Veranstaltung wird vom Goethe-Zentrum Tirana und der Deutschen Botschaft Tirana organisiert.
(deutsche Originalversion mit albanischen Untertiteln)
Eintritt frei!