Përjetoni një mbrëmje magjepsëse në të cilën dy kitaristët e ftuar nga Gjermania, Linda Eberlein dhe Daniel März, ndajnë skenën me sopranon shqiptaro-zvicerane Teuta Nicolet-dit-Felix. Ata do shoqërohen në piano nga Laura Lila.
Dedikuar këngës lirike gjermane, kjo mbrëmje është vazhdimi i një workshopi dyditor në të cilën artistët e ftuar morën pjesë nën kujdesin e Dr. Denis Bizhga, kitarist dhe drejtor i Festivalit të Kitarës në Shqipëri.
Programi përmban pjesë të cilkit Frauenliebe und Leben të Schumann, këngë lirike solo dhe duete nga Brahms, Schubert e Werthmüller, përshtatur për kitare dhe vokal nga Williams, Mertz e Hoppstock.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë në bashkëpunim me Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë.
Aktiviteti është i hapur, hyrja është e lirë.
Bëhuni pjesë e kësaj eksperience muzikore dhe shijoni një mbrëmje plot tinguj harmonikë dhe muzikë të mrekullueshme.
Erleben Sie einen bezaubernden Abend, an dem sich die beiden aus Deutschland eingeladenen Gitarristen Linda Eberlein und Daniel März gemeinsam mit der albanisch-schweizerischen Sopranistin Teuta Nicolet-dit-Felix die Bühne teilen. Sie werden am Klavier von Laura Lila begleitet.
Gewidmet dem deutschen lyrischen Lied, ist dieser Abend die Fortsetzung eines zweitägigen Workshops, den die eingeladenen Künstler unter der fachkundigen Betreuung von Dr. Denis Bizhga, Gitarrist und Leiter des Albania Guitar Festivals, abhalten.
Freuen Sie sich auf Auszüge aus Schumanns "Frauenliebe und Leben", Solo und Duette lyrische Lieder von Brahms, Schubert und Werthmüller, adaptiert für Gitarre und Gesang von Williams, Mertz und Hoppstock.
Dieses Projekt wird von der Deutschen Botschaft in Tirana in Zusammenarbeit mit dem Kunstlyzeum "Jordan Misja" Tirana unterstützt.
Die Veranstaltung ist offen, der Eintritt ist frei.
Seien Sie Teil dieses musikalischen Erlebnisses und genießen Sie einen Abend voller harmonischer Klänge und wunderbarer Musik.